top of page

9 arsye perse nuk duhet te hiqen kthetrat (thonjte) e maceve

Ne Shqiperi heqja e kthetrave te maceve te shtepise eshte nje procedure qe jo vetem lejohet, por te ofrohet apo inkurajohet nga veterineri kur con macen per sterilizim. Eshte e dukshme qe shumica e veternireve ne Shqiperi nuk shqetesohen shume per mireqenien e kafsheve, por per perfitimin e tyre personal, duke bere operacione te tilla qe demtojne dhe i shkaktojne dhimbje kafsheve.

Me poshte po ju sjellim te perkthyer nje artikull te publikuar nga PETA (People for Ethical Treatment of Animals) ne lidhje me kete procedure. Ju ftojme ta lexoni per te mos rene pre e keqinformimeve nga persona te cilet nuk japin keshillat e duhura dhe per te mos dhene dhe ju vete rekomandime te gabuara tek te tjeret ne raste te tilla.


9 Arsyet perse nuk duhet te hiqen kthetrat e maces:


Shume njerez gabimisht mendojne se heqja e kthetrave te maces eshte si te presesh thonjte ose te besh nje trajtim manikyri. Ne te vertete, eshte nje procedure e dhimbshme qe gjymton ne menyre te pakthyeshme macen. Keto jane arsyet pse nuk duhet kurre t’i hiqni kthetrat maces tuaj.



1. Te heqesh kthetrat e maces eshte ekuivalente me prerjen e gishtave te nje njeriu ne tek nyja e pare e gishtit.











2. Gervishja me kthetra per macet eshte nje sjellje e rendesishme, natyrale dhe e shendetshme.











3. Kthetrat jane menyra kryesore mbrojtese per macen. Edhe pse shpresojme qe macja juaj te qendroje e sigurt brenda, nese ajo do te dilte jashte shtepise pa kthetra do ishte e pambrojtur ndaj grabitqareve apo abuzuesve.







4. Macet me kthetra te hequra shpesh behen me agresive. Shume njerez mendojne se macet pa kthetra jane me te sigurta rreth femijeve, por ne fakt, ato kafshojne me shpesh si menyre per tu vet-mbrojtur.








5. Dhimbja vazhdon edhe pas operacionit. Macet jane ne dhimbje kur zgjohen nga operacioni dhe dhimbja vazhdon edhe me vone. Thonjte mund te rriten prape brenda putres duke krijuar nje dhimbje ekstreme te cilen ti nuk mund ta shikosh apo kuptosh. (Macet e fshehin shume mire dhimbjen)






6. Macet pa kthetra kane tendencen per te dale jashte kutise se reres. Edhe macet e mesuara ne shtepi mund te filllojne te kryejne nevojat jashte reres, pas operacionit per te shenjuar territorin.









7. Macet pa kthetra i duhet te mesojne si te ecin serisht. Gishtat jane shume te rendesishem per balancen, ashtu eshte edhe per macet. Per shkak te balances se demtuar pas procedures, macet duhet te mesojne te ecin serisht ashtu si nje njeri qe ka humbur gishtat e kembes.







8. Shume shtete e kane ndaluar me ligj praktiken e heqjes se kthetrave. Me shume se 24 shtete – perfshire Australine, Angline, dhe Japonine- e kane ndaluar me ligj kete operacion. Shume veterinere ne USA refuzojne te performojne kete procedure.







9. Ne Shqiperi cdo dite raportohen pafund raste te maceve te rena nga dritaret apo ballkonet e pasigurta. Shume pak njerez i sigurojne me rrjete ballkonet dhe dritaret e tyre. Pavaresisht te gjitha legjendave urbane te cilat thone se macet nuk vriten nese bien nga lartesia, ato jo vetem qe vriten por mund edhe te humbasin jeten nga traumat e shumta ne trup. Kjo nuk duhet te ndodhi kurre, por nese ndodh macet pa thonj kane shume me pak shane per mbijetese duke mos patur mundesi te kapen tek tendat apo pemet prane ballkoneve apo dritareve.



Cfare mund te besh ne vend te heqjes se kthetrave (thonjve)?


Priti thonjte maces rregullisht

Kur macja eshte e qete dhe nuk ka frike, shtypi me kujdes putrat derisa te ekspozohet kthetra. Perdor nje gershere ose prerese thonjsh per te prere vetem majen e kthetres, duke u kujdesur te mos demtosh venen qe kalon ne ktheter. Maja e kthyer e kthetres eshte ajo qe demton mobiljet apo divanet dhe prerja e saj do eleminoje demin.


Bli pajisje qe jane posacerisht vende ku macja mund te gervishte thonjte

Idealisht, duhet te kesh dy ose me shume te tilla ne shtepi. Sigurohu qe te jene te forta dhe te larta qe macja te mund te shtriqet.


Mesoje macen se cfare mund apo nuk mund te gervishte

Inkurajo macen te perdore vendet specifike per te gervishtur me thonj. Diskurajo macen te gervishte mobiljet apo divanet duke perdorur nje ze te larte dhe te qarte kur ajo fillon te gervishte dicka – maceve nuk u pelqejne zhurmat e larta! Kurre mos perdor dhune. Ne vend te saj mund te perdoresh nje spray me uje te ngrohte per ta sperkatur macen me uje ne kurriz.

2,919 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page