• ARSA

Kelyshi ne shtepi per here te pare.

Disa, informacione mbi "Imprinting" (faza e pare e jetes se kelyshit)


Nese vendosni te adoptoni nje qen (apo mace) eshte e rendesishme per mireqenien e tij mendore dhe fizike qe te jetoje me nenen e tij, vellezerit apo motrat, per te pakten 60 dite pas lindjes. Nga nena, kelyshi do te marre antitrupat e nevojshem dhe do te mesoje rregullat baze te sjelljes me kafshet e tjera dhe me njerezit. Deri ne diten qe qeni juaj do te vaksinohet, sistemi i tij imunitar do te jete shume i dobet. Vetem pas vaksines se dyte mund te filloni te nxirrni rregullisht shetitje qenin tuaj e ta vini ate ne kontakt me sa me shume elemente te rinj, duke filluar qe nga njerezit, kafshet e tjera , zhurmat e rrugeve dhe cdo gje tjeter me te cilen do te perballet kur te rritet. Kjo eshte faza me e rendesishme e jetes per nje kelysh, por edhe e jetes suaj me kelyshin. Çdo eksperience e provuar ne kete stad te jetes, do te lere gjurme ne jeten e tij, pozitive apo negative qofshin. Ekspozojeni gradualisht ndaj elementeve te rinj. Ju jeni qendra e tij e referimit per gjithshka, ndaj perpiquni te jeni nje edukator i mire. 





Mesojini kelyshit tuaj, qe ai duhet te haje gjithmone pas jush. Ndajani ushqimin e tij ditor ne 3 porcione. Duhet ta prekni ate dhe ushqimin e tij kur eshte duke ngrene, gjithmone ne muajt e pare te jetes, keshtu nuk do te keni me probleme nese i afroheni kur te jete duke ngrene, kur te rritet. 


Zgjidhni ushqimin e duhur per moshen e qenit tuaj. Mos e lini kurre ushqimin te rrije ne enen e tij. Nese nuk e ka ngrene ne kohen e duhur ( respektoni oraret) , hiqeni, dhe riofrojani te njejtin porcion, ne vaktin e radhes. Injorojini kerkesat e tij per lemoshe ushqimi, poshte tavolines. Nuk do ta keni te lehte ta beni kete kur te jete rritur e ta "Pretendoje".


Mos luani me qenin pasi ka ngrene per te pakten nje ore. Rrezikon te kete probleme (perdredhje te stomakut) fatkeqesisht ne raste te vecanta edhe fatale.


Mesojini kelyshit tuaj, cilat jane sendet me te cilat mund te luaje dhe cilat jane sendet qe nuk duhet te preke. Mesojini fjalen JO- ose KEQ.Do te kuptoni me kalimin e kohes qe ky do te jete mesimi me i dobishem per te.Perdorni gjithmone fjale te shkurtera per te kerkuar dicka prej tij, apo per te urdheruar nje menyre sjelljeje. 


Mesojeni qe te vogel, te qendroje vetem.Si fillim mund te praktikoni largimin ne pauza te shkurtera (5-10 minuta ) e ta komplimentoni apo ti jepni edhe biskoten e tij te preferuar nese nuk qan apo leh gjate kohes qe ju mungoni. Filloni me pauza te shkurtera, e zgjatini nga pak cdo here, duke e komplimentuar apo shperblyer ne cdo rast sjelljen e mire, e duke e injoruar ne rast se qan apo leh.Mos tentoni ti spjegoni se "mami" do te kthehet shpejt heren tjeter.Ju thjesht injorojeni , duke mos patur kontakt sysh me te, apo prekur a folur kur ktheheni ne shtepi dhe e gjeni te lehe( te pakten per 10 minutata e para)


Mesojini te vije prane jush kur e therrisni.Leshojeni ne nje ambjent te rrethuar e te sigurte, e lereni te luaje i lire per pak minuta.Uluni ne gjunje, e perplasni duart duke i thirrur emrin.Nese vjen prane jush jepini nje biskote, gjithmone perkedheleni nese vjen, sikur sapo te kete bere mrekulli.Kelyshi nuk i kupton fjalet tuaja,(as ju tijat per momentin ;-)) por me siguri ai di te perceptoje entuziazmin tuaj , e nuk ka gje me motivuese per nje qen sesa te kenaqe padronin e tij.


Mos e lini kurre te lire qenin tuaj nese nuk jeni te sigurte se ai gjithmone kthehet nese e therrisni. Ne cdo rast , mos i bertisni kurre , apo mos e qortoni kur nuk kthehet menjehere pasi e keni thirrur.Qortimin tuaj me siguri do e kuptoje si qortim per faktin qe ju afrua, e nuk eshte ky mesimi qe doni ti jepni. 


Mos e qortoni asnjehere qenin tuaj perpara apo pasi te kete bere nje "gabim" Ne asnje rast nuk do te arrinte te kuptonte perse jeni duke e qortuar ( me siguri do kete nder ju qe thone- Qeni ime kupton pse po i bertas se ul veshet e duket i penduar.nuk eshte keshtu, ai thjesht po intimidohet nga sjellja juaj ne ate cast e eshte konfuz mbi ate qe i kerkoni).Nese e kapni duke kryer dicka qe nuk doni ta beje, ai eshte momenti i duhur per te qortuar, reaguar.Ne cdo rast pergezojeni nese shihni te shfaqe nje sjellje qe ju pelqen edhe kur ate e ben spontanisht pa ia kerkuar ju.


Nese kur ktheheni ne shtepi, gjeni qe kelyshi juaj ka bere nje "masaker" me mobiljet apo kepucet tuaja te preferuara eshte e kote ti bertisini ne ate cast, nuk do te kuptonte persene.Ajo qe ndodh ne fakt, eshte nje mekanizem zinxhir ku qeni qortimin tuaj pa patur nje sjellje te keqe ne ate cast prej tij, e interpreton si kercenim.Keshtu do te kutpoje se duhet te kete frike nga ju dhe ardhja juaj ne shtepi do jete stimulant stresi. Per nje qen te stresuar nga fakt i tille ngacmues, eshte tipike sjellja destruktive, e kete sjellje do e shfaqe per rrjedhoje me objektet ne shtepi. Injorojeni cdo sjellje te keqe qe nuk keni pare te kryhet.Pastroni "gjurmet" e gabimit kur ai nuk ju sheh.( eshte detyre e juaja te zbrazni ambjentin ku do te rrije qeni kur ju nuk jeni ne shtepi, nga objekte te vyera apo te rrezikshme per jeten e tij)


Jini gjithmone koherente. Mos i lejoni kur eshte kelysh te beje gjera qe nuk do doni ti beje kur te rritet. Mos e lejoni te hipe ne divan , apo krevatin tuaj( jo gjithmone flihet rehat vete i trete), mos e lejoni te kerceje mbi ju( imagjinoni kur kete ta beje nje qen i madh e ju sapo keni veshur fustanin apo kostumin tuaj te mbremjes) etj


Mos u trembni nga keto rregulla.Eshte nje aventure e bukur, e sfide qe do t'ju beje krenare e padrone te lumtur ne perfundim.

0 views

© 2020 Animal Rescue Albania.

Zhvilluar nga pixelsbyab

  • ARSA Facebook
  • ARSA Instagram