• ARSA

Kujdesi per kotelet jetime


Neqofte se gjeni nje kotele dhe ajo eshte me e vogel se 30 dite nuk eshte e afte te perkujdeset per vehten e saj, ndaj duhet perpjekur te veprohet me te ashtu sic do te vepronte mami macja.


Si te krijojme nje ide mbi moshen e koteles: Neqofte se ka ende kordonin ombelikal kotelja eshte 0-3 diteshe -nese syte i ka te mbyllura eshte me e vogel se 1 jave-10 diteshe -nese ka ndonje dhemb (edhe pse shume i vogel) eshte me shume se 2 javeshe -nese ha vete eshte me shume se 1 muajshe.


Nese gjeni nje kotele me te vogel se 1 muajshe, para se ta merrni sigurohuni qe mami macja te mos jete aty rrotull. Neqofte se temperatura e koteles eshte normale (kini parasysh se kotelet ftohen shpejt), eshte mire qe te prisni ndonje ore sepse mami macja mund te kthehet. Ne te kundert, merreni kotelen dhe nqs keni mundesi cojeni te nje veteriner. Ai do t’i mase temperaturen dhe nivelin e hidratimit. Qe nga ky moment jeni ju pergjegjes. Kini parasysh qe te perkujdesesh per nje kotele te sapolindur eshte nje pune qe kerkon KOHE, DURIM te pashtershem, IMPENJIM te larte e DEDIKIM absolut. Duhet gjithashtu nje veteriner i apasionuar e bashkepunues. E perpos se gjithave, fatkeqsisht vdekshmeria te kotelet deri ne 2 muajshe eshte e larte.


Kalojme te keshillat


1. Mbajeni ngrohte. Kotelet deri 3 javeshe nuk kane aftesine te rregullojne temperaturen e trupit, ndaj, duke mos prodhuar nxehtesi, mund te vdesin megjithese te mbuluar nga copa/batanije leshi apo te tjera si keto. Per kete arsye eshte e keshillueshme qe brenda nje koshi trasportues per mace ose brenda nje kutie pak te larte te vendosni nje borse me uje te ngrohte te mbeshtjelle me nje cope, qe te mos jete ne kontakt te drejtperdrejte me kotelen. Siper saj vendosni edhe nje nape thithese (nga ato qe perdoren per bebet) qe kur te beje cicin te mos rrije ne lageshtire (gjithsesi eshte e keshillueshme ta nderroni here pas here napen).

2.Ushqeheni cdo 2-3 ore (nate e dite) me biberon per kotele. Kini parasysh qe nje kotele ne 24 ore duhet te marre nje sasi qumeshti (ne ml) baraz me 20-30% te peshes se saj trupore (ne gr). Psh.nje kotele qe peshon 100 gr duhet te marre 20 ml qumesht, te shperndare ne 8-10 vakte, dmth rreth 2-3 ml qumesht cdo vakt. Ditet e para do te jene te veshtira se kotelet duhet te mesohen me biberonin, qe eshte ndryshe nga gjiri i mami maces. Shpesh here kotelet me te vogla nuk e thithin fare biberonin. Ne kete rast eshte e keshillueshme te perdoret nje pikatore ose nje shiringe, duke pasur shume kujdes qe qumeshti te mos u shkoje shtrember. Mos u jepni te pine me barkun lart! Mos e shtypni biberonin! Lereni kotelen ta thithe vete qumeshtin e ta gelltise qe te mos i shkoje shtrember. Nqs kotelja nuk arrin te kapet te biberoni, mbajeni doren sa me stabel te jete e mundur (si doren qe mban kotelen, ashtu edhe ate qe mban biberonin). Kontrolloni qe gjuha te mos jete anash ose e palosur dhe ushtroni pak presion te koka e biberonit. Nqs kotelja pi, duket e perqendruar, putrat i zgjaten perpara dhe shpesh, veshet levizin perpara e prapa. Gjithashtu, ne biberon do te shfaqen flluska. Qumeshti duhet te jete gjithmone i vaket.

3. Peshojeni pas cdo vakti (sidomos gjate javeve te para). Kotelet shtojne ne peshe mesatarisht 5 gr ne dite. Sa me te rritura te jene, aq me i madh eshte shtimi ne peshe (edhe 20-30 gr). Nqs bie ne peshe, ka dicka qe nuk shkon (psh.qumeshti shume i holluar, viruse, tretje jo e mire e zorreve...). Keshillohet qe ne kete rast te behet nje vizite te mjeku veteriner.

4.Pas cdo vakti ndihmojeni te kryeje nevojat personale. Ferkoni me delikatese zonen ano-gjenitale me nje shtellunge pambuku te njomur/leter higjienike te njomur ose akoma me mire me nje peshqir te njomur me uje te vaket (duke imituar keshtu veprimin qe ben mami macja duke e lepire), per ta stimuluar te kryeje nevojat personale.

5. Mbajeni paster! Kotelet duhet te pastrohen here pas here, ne varesi te asaj qe ndoten. Kotelet qe rrine bashke psh duhet te pastrohen me shpesh sepse mund te ndodhe qe te ndotin njera-tjetren. Perdorni facoleta te lagura posacerisht per kotele (mund t’i gjeni ne dyqanet e kafsheve) ose, ne mungese te tyre, uje te vaket. Pas banjes fshijeni me peshqir duke bere shume kujdes e me pas thajeni me tharese flokesh. Nqs ka diarre, lajeni me bikarbonat (uje me sode buke) qe ul efektet e aciditetit te jashteqitjes. Nqs lekura rreth anusit eshte e skuqur kerkoni nje pomade tek mjeku veteriner. Kontrolloni me kujdes nese ka parazite te jashtem e ne rast te tille drejtohuni serish te mjeku veteriner. Ai do t’ju jape produktin e pershtatshem. Beni kujdes me dozat!

6. Pas ngrenies, nani-nani. Pas ngrenies, tualetit apo ndonje “gjimnastike” apo “akrobacie” te vogel, do te vereni se kotelja do te jete lodhur. Vendoseni te fleje dhe mbulojeni komplet me nje cope (kujdes mos i uleni persiper!!!). Kjo behet qe te mos e shqetesoje drita, e cila influencon ne ritmin fiziologjik te gjumit. Mos e zgjoni kotelen per asnje arsye! Ajo do te zgjohet vete kur te kete uri. Mund ta zgjoni vetem ditet e para ose nese nuk ka shtuar ne peshe: ne kete rast duhet te ushqehet, ndaj mund ta zgjoni. Kur kotelja te jete 28-30 diteshe mund te filloni t’i jepni gradualisht ushqim bebesh te tretur ne pak uje ose qumesht. Perdorni fillimisht shiringen (pa age sigurisht) dhe me pas pjaten. Brenda pak ditesh mund te filloni t’i jepni ushqim te bute dhe kokrra per kotele. Kini parasysh qe duhet pak durim kur kotelja te filloje te perdore pjaten, pasi heret e para futet e tera brenda dhe ndotet. 

0 views

© 2020 Animal Rescue Albania.

Zhvilluar nga pixelsbyab

  • ARSA Facebook
  • ARSA Instagram