• ARSA

LEISHMANIOZI KJO SEMUNDJE E PANJOHUR DHE E FRIKSHME


Leishmaniosi eshte nje semundje e shkaktuar nga nje parazit i gjinise se tripanozomave qe ben pjese te protozoaret. Agjenti paresor i leishmaniozes ne zonen e mesdheut eshte Leishmania infantum, nje parazit qe sulmon kryesisht qenin dhe ndonjehere njerezit. Rruget e infektimit Leishmaniosa perdor si vektor (transmetues nga kafsha tek njeriu), ne Europe, nje insekt te ngjashem me mushkonjen qe i perket gjinise se flebotomeve, i quajtur Phlebotomus papatasi. Ne Amerike sherben si vektor nje insekt qe i perket gjinise Lutzomyia. Ky flebotom eshte aktiv ne periudhen nga marsi ne tetor dhe eshte i pranishem ne gjithe boten (pervec Australise) kryesisht ne zonat bregdetare dhe me klime te ngjashme me ate tropikale.Perhapja kaq e madhe e kesaj semundje shpjegohet me levizjen e madhe te njerzve. Kjo semundje godet qente e pickuar nga insekti i infektuar dhe jep simptoma te renda. Gjithsesi nje qen qe rezulton pozitiv ndaj testit te leishmaniozes jeton per shume kohe perpara se te shfaqi simptomat. Leishmaniosa eshte gjithashtu nje semundje antropo -zoonoze, qe do te thote se eshte nje semundje qe ne disa kushte te vecanta trasmetohet dhe te njeriu. Ketu eshte shume e rendesishme te theksohet se nuk ekziston dhe nuk eshte i mundur nje trasmetim i semundjes nga qeni te qeni apo nga qeni te njeriu. Ne fakt, qe protozoari te behet shkaktar semundje duhet te kaloj nje pjese te ciklit te tij biologjik ne trupin e nje flebotomi. Pasi mbaron kete cikel biologjik, permes pickimit te flebotomit mund te trasmetohet te njeriu ose te qeni. Kontakti direkt me qenin nuk e transmeton semundjen, eshte pickimi nga ky flebotom i cili behet shkak per transmetimin. Simptomat Leishmaniozi ka nje periudhe inkubimi qe varion nga 2-3 muaj ne 4-6 vjet. Ajo mund te shfaqet me nje seri simptomash te cilat mund te shfaqen nje nga nje ose te gjitha sebashku. Nje pjese e mire e kafsheve goditet nga simptoma ne lekure, nje pjese me e vogel jep simptoma te prekjes se organeve dhe ne disa raste mund te shfaqen te dyja simptomat (lekure+organe). Simptomat klasike te leishmaniozes perfshijen: -dermatit te thate esfoliativ, shkakton zbokth -humbje peshe ne menyre te shpejte -alopeci, dmth humbje te qimeve, sidomos ne zonen rreth syve, ne kurriz dhe te putrat -plage te veshet, te cilat humbasin qimen dhe vihen re ulcera me gjakrrjedhje -humbje te gjakut nga hunda (epistaze) te shkaktuar nga ulcerat qe krijohen ne mukozen e hundes apo gojes ku vendosen parazitet. -nje rritje e shpejte e thonjve (onikogrifoze) -dhimbje te kyceve dhe dhimbje shpine: shume shpesh qeni qendron ne kemb i palevizur, me koken poshte. -plage okulare -persa i perket organeve vihen re deme te veshkave, qe me kalimin e kohes shkaktojne nje mosfunksionim te rend te veshkave qe ndiqet nga deme neurologjike dhe kome uremike. Diagnostikimi Diagnostikimi mund te behet duke perdorur gjakun, urinen, marrje materiali nga gjendrat, shtylla kurrizore apo shpretka. Gjakut i behet elektoforezi, analiza emokromocitometrike dhe analiza me imunofluoreshence per te evidentuar antikorpet qe bien ne kontakt me parazitin ose permes PCR lokalizohet vete paraziti. Gjithashtu permes gjakut mund te krijohet nje ide mbi mbarevajtjen e organeve sidomos melcis dhe veshkave. Urina na jep informazione mbi punen e veshkave duke analizza permbajtjen e protei nave e komponenteve te tjere te pranishem. Terapia Protokollet terapeutike jane vazhdimisht nen studim dhe aktualisht ka element qe mund te quhen te sheruar. Qen te cilet reagojne shume mire ndaj terapise mund te jetojne normalisht pa shfaqur asnje simptom dhe ne disa raste te dalin negativ ndaj analizave. Megjithate ekziston mundesia e nje perseritje te semundjes dhe per kete arsye qente e prekur nga leishmanioza duhet te bejne analiza periodike dhe te vazhdueshme. Ilacet qe kane me shume sukses jane Glukantimi, qe eshte dhe terapia kryesore qe jepet e asocuar dhe me nje ilac tjeter qe eshte alopurinoli. Gjithashtu shume efikas eshte treguar dhe Milteforani, ilac ky i perdorur prej vitesh si kemioterapi te njeriu. Milteforani jepet nga goja sebashku me ushqimin ndryshe nga Glukantimi qe injektohet sidomos nenlekure. Vaksinimi Ne ditet e sotme ekzistojne lloje te ndryshme vaksinash si Leishmune, Leishtec, Canilesh. Ne Europe vaksina e perdorur eshte Canilesh i prodhuar nga Virbac. Vaksina behet te qente e shendetshem, pa simptoma dhe me analiza negative. Eksperimentet e bera tregojjne se 6 deri ne 54% e infeksioneve mund te parandalohen nga vaksinimi. Gjithsesi perfundimet e eksperimenteve te nxjerra ne 2015 tregojne se nuk ka nje mbulim te plote, pra 100%, te qenit pas vaksinimit. Profilaksa Parandalimi i semundjes te qeni behet duke e mbrojtur ate nga insektet dhe kjo mund te behet fare lehte permes aplikimit te antiparazitareve te jashtem (advantix, frontline, seresto etj). Nje tjeter menyre eshte duke mos e lene qenin te flej naten ne zona me bar te larte pasi eshte vene re se flebotomet jane me aktiv naten dhe bari i larte perben nje ambjent ideal per te. Menyra te tjera shume efikase qe mbrojne jo vetem qente por dhe njerzit eshte ulja e numrit te flebotomeve permes perdorimit te insekticideve apo bonifikimit te zonave qe shfaqin kushte te favorshme per rritjen e flebotomeve.

0 views

© 2020 Animal Rescue Albania.

Zhvilluar nga pixelsbyab

  • ARSA Facebook
  • ARSA Instagram