LEPTOSPIROZA | Animal Rescue Albania
  • ARSA

LEPTOSPIROzA DHE RREZIKU QE VJEN PREJ SAJ



Leptospiroza eshte nje semundje bakteriale qe mund te shkaktoj vdekjen nese nuk kurohet ne kohe dhe sic duhet. Eshte nje semundje qe mund te transmetohet dhe te njeriu

Semundja shkaktohet nga nje bakter shume i perhapur dhe i pranishem ne gjithe boten qe quhet Leptospira. Zakonisht transmetimi ndodh permes nje pellgu uji ku nje kafshe mbartese e ketij bakteri ben urinen. Nga ky pellg, bakteri hyn ne trup permes ndonje plage te vogel qe nje kafshe tjeter mund te kete.

Ekzistojne disa lloje Leptospire, por ato per frkuente te qeni jane Leptospira canicola dhe Leptospira icterohaemorrhagiae. Qeni konsiderohet si nje serbator i Leptospira canicola. Megjithate, fal vaksines, kjo semundje eshte bere gjithmon dhe me e rralle.

Minjte jane serbatori kryesor per perhapjen e leptospirozes te qeni dhe ndonjehere dhe te njeriu. Minjte zakonisht nuk kane simptoma, por jane marte te semundjes per vite me rradhe.

Dhe qeni mund tja transmetoj leptospirozen qenve te tjere apo njeriut permes urines. Si pasoje e infeksionit qente behen marte te semundjes per vite dhe pse nuk shfaqin simptoma. Kjo e ben akoma me te rrezikshme semundjen si per qenin ashtu dhe per njeriun nese nuk ndiqen normat baze te higjenes.

Semundja mund te jete fatale si per qenin ashtu dhe per njeriun.


Simptomat

Simptomat te qeni mund te mungojne ose te jene shume te lehta derisa avancojne dhe arrijne nje forme shume te rende. Me poshte po pershkruajme formen klasike dhe pse ne disa raste mund te kete simptoma me te lehta dhe nje avancim me te ngadalte.

Ne formen klasike leptospiroza mund te ngaterrohet ne fillim me disa semundje te tjera infektive por perparimi i semundjes eshte shume me e shpejte ne krahasim me line apo epatiti infektiv.


Simptomat persfshijne:

-temperature te larte, qe pas disa ditesh fillon te ulet

-gastroenterit me te vjella e diarre me ose pa prani gjaku

-iteri ( ngjyre si ne te verdhe te mukozave) eshte simptom tipik i leptospirozes qe shkaktohet nga demet ne melci

-urine me ngjyre te erret

-dehidratim te forte

-plogeshti

-insuficence renale akute

-vdekje e qenit

Ne disa raste qente mund te sherohen dhe pse shume ngadal por shpesh ngel nje dem parcial i veshkave.

Diagnostikimi

Ekzistojne teste per te diagnostikuar leptospirozen.

Nje menyre eshte permes vezhgimit te urines ne mikroskop dhe izolimit te bakterit, por kjo analize nuk eshte shume e besueshme

Per te konfirmuar pranine e semundjes behet nje analize gjaku ku kerkohen antitrupat qe prodhohen kunder ketij bakteri. Permes kesaj analize jemi ne gjendje ta diagnostikojme semundjen qe ne fazat e para te saj.


Trajtimi dhe parandalimi

Ndryshe nga semundjet virale, meqenese leptospiroza eshte nje semundje bakteriale, trajtimi i saj behet permes antibiotikeve. Gjithashtu eshte e nevojshme dhe nje terapi mbeshtetese per te ndihmuar organet e prekura nga semundja.

Trajtimi perfshin:

-trajtim me antibiotik

-eshte shume e rendesishme dhe ndonjehere ka prioritet hidratimi i qenit dhe ruajtja e nivelit te elementeve mineral ne gjak.

-ilace per te lehtesuar simptomat si diarrea, te vjellat ap dhimbjet

-ilace per te limituar demtimin e organeve

-masa per te mbajtur qenin te paster

Menyra me e mire per te parandaluar semundjen eshte permes vaksinimit. Eshte vaksine qe behet te kelyshet ne javen e 10-12 te jetes se tyre. Imuniteti qe krijohet nga vaksinimi nuk zgjat shume prandaj vaksinimi behet ose cdo 6 muaj ose cdo nje vit, ne baze dhe te ambienti ku jeton qeni.


Bakteri Leptospira jeton zakonisht ne uje dhe shkaterrohet lehtesisht nga drita dhe temperatura me te larta se 20°C, cka do te thote se nuk mund te jetoje gjate ne vende te ekspozuara ndaj drites se diellit. Keshillohet te mbahet qeni larg pellgjeve sidomos kur jane pellgje ne zona me hije dhe qe ka minj.

Semundja nuk transmetohet nga goja, por hyn ne organizem permes plageve ne lekure. Per kete arsye keshillohet qe kur ke plage te tregosh kujdes me higjenen tende dhe te qenit tend. Eshte e rendesishme qe te eliminohen nnga oborri i shtepise zona me lageshti dhe materiale qe mund te terheqin minjte.

244 views

© 2020 Animal Rescue Albania.

Zhvilluar nga pixelsbyab

  • ARSA Facebook
  • ARSA Instagram