• ARSA

Lija te qeni: si te mbrojme kelyshin tone



Nje nga semundjet me te renda qe qeni jone mund te marri, sidomos kur eshte kelysh, eshte lija.

Behet fjale per nje semundje te rende qe ve ne rrezik jeten e mikut tone me 4 putra. Por le te shohim me me imtesi se cfare semundje eshte lija.

Cfare eshte lija dhe kush e shkakton

Lija eshte nje semundje infektive e shkaktuar nga virusi i familjes Morbillivirus. Jo te gjithe qent kane te njejtin ekspozim ndaj semundjes dhe ne fakt, viktimat e para te semundjes jane kelyshet, pavarsisht nga rraca.

Ne pergjithesi jane me vulnerabel ata kelyshe qe nuk kane marre kulloshtrin nga nena e tyre. Kulloshter quhet qumeshti i prodhuar nga nena 24/48 ore pas linde se kelyshve dhe ata kelyshe qe nuk vaksinohen pasi mbushin 6/8 jave.

Vaksinimi kunder lise eshte nje takim shume i rendesishem per kelyshin per te evituar semundjen duke i shpetuar keshtu jeten.

Duhet te theksojme qe kjo semundje ka te bej vetem me qenin, nuk trasmetohet nga qeni te njeriu apo nga qeni te kafshe te tjera te ndryshme nga qeni. Perhapet permes ajrit pasi virusi gjendet ne sekrecionet e hundes dhe syve, pikat e te cilave perhapen ne ajer.. Nje tjeter menyre perhapjeje eshte permes kontaktit direkt me individ te infektuar dhe sikur keta te jene mbartess te shendetshem, dmth qe jane te infektuar por nuk shfaqin simptoma.


Sintomatologjija

Ne ditet e para te infektimit, simptoma e pare qe shfaqet eshte temperatura, e cila mund te zgjasi pak dite, per te vazhduar pastaj me nje periudhe te dyte me temperature qe zgjat me shume dhe fillojne te shfaqen dhe simptoma te tjera.

Disa qen kane nje mbrojtje imunitare te ppjesshme ne rast se kane marre kulloshtren nga nena apo nese dikur kane bere nje vaksine por se kane perseritur me. Ne keto raste semundja jep nje forme te lehte duke shkaktuar vetem kolle dhe sekrecione nga hunda e nga syte. Por keta qenusha behen shkaktaret e pare te perhapjes se kesaj semundje.

Ekzistojne simptoma te tjera te cilat shtohen duke avancuar semundja. Shfaqeb probleme respiratore (kolle), probleme gastrointestinale si diarre e te vjella (gastroenterite), dermatit qe shkakton plage ne hunde dhe ne putra. Zakonisht pas dermatitit fillojne shfaqen dhe probleme neurologjike (convulsione, spazma muskolare, tike nervore). Virusi i lise ul numrin e rruazave te bardha te gjakut gje qe shkakton ulje te imunitetit duke e lene qenin te ekspozuar ndaj semundjeve sekondare qe jane shume te rreziksme per nje qen me keto probleme.


Terapia dhe hospitalizimi

Lija perben nje semundje shume te rrezikshme per faktin se eshte nje virus dhe aktualisht nuk ekzistojne ilace antivirale qe te luftojne Morbillivirusin. Ajo qe mund te bej veterinari eshte te perqendroj fuqit e tij ne dhenien e nje terapie ndihmuese sa me te mire ne menyre te tille qe te veproj dhe te lehtesoj simptomat. Pershembull mund te behet terapi antibiotike me spekter te gjere dhe te japi ilace qe kurojne simptoma si diarrea apo te vjellat.


Qeni i prekur nga lija duhet shtruar ne klinike dhe duhet izoluar nga qen te tjere. Personeli qe e ndjek duhet te nderroj rrobat sa here bie ne kontakt me qenin e semure pasi mund te shperndaj virusin permes veshjes.

Qeni duhet monitoruar 24 ore ne 24, duhet ndjekur me kujdes te madh, behet nje terapi antibiotike dhe fluidoterapi. Ne disa raste mund te behet dhe ushqimi i forcuar permes sondes per ti dhene organizmit te qenit te gjitha instrumentet dhe mundesit per te perballuar me se miri semundjen.


Objektivi i terapise veterinare eshte kalimi i fazes kritike te semundjes nderkohe qe pritet pergjigja e sistemit imunitar ndaj virusit.Shpejtesia dhe forca me te cilen pergjigjet sistemi imunitar varet dhe ndryshon nga nje individ ne tetri. Ka qenusha qe kane nje predispozicion gjenetik per te perballuar semundjen me mire, kelysha qe kane arritur te marrin nje doze te vogel kulloshtre kane me shume shanse, pastaj ka dhe individ qe thjesht jane me te forte dhe kjo eshte arsyeja pse ne cdo rast duhet provuar te shpetohet qenushi, sepse semundja dhe sidomos individi jane te paparashikueshem.

Gjithsesi, kur shfaqen simptomat neurologjike eshte shume e vestire qe qeni te kthehet sic ishte me pare. Dhe sikur qenushi te mbijetoj me shhume mundesi do te mbarti gjate gjithe jetes simptoma si tike nervore apo deficite te tjera me te renda.

Mund te themi me bindje te plote se e vetmja arme qe kemi per te mbrojtur qenushin tone nga lija eshte parandalimi permes vaksinimit.


Ne kete pjese e ndiejme si detyre te keshillojme personat qe blejne kelysha, tu drejtohen shitesve te kualifikuar, qe jane ne gjendje tju japin informazione te besueshmembi mamane dhe vaksinat qe ajo ka bere dhe sidomos si eshte ndjekur nena dhe kelyshi pas linde.


Qe sa merret nje kelysh eshte e rendesishme te kontaktoni me nje veteriner qe te ndjeki vogelushin dhe te hartoj planin e vaksinave duke siguruar shendetin e kelyshit tuaj.

0 views

© 2020 Animal Rescue Albania.

Zhvilluar nga pixelsbyab

  • ARSA Facebook
  • ARSA Instagram