• ARSA

PERSE QAJNE KELYSHET GJATE NATES?



Perse qajne kelyshet gjate nates? Cfare duhet bere? Perse sapo marrim nje kelysh ne shtepi ai qan gjithe naten? Cfare duhet te bejme qe te pushojne? Ja disa keshilla:

Situata tipike. Familje e lumtur qe sjell ne shtepi per here te pare nje kelysh te ri. Mengjesin e se nesermes, familja e inatosur sepse ska fjetur gjithe naten dhe nje pjestar i familjes qe ka fjetur jo rehat ne divan per te evituar inatin e komshinjve. Kjo sepse kelyshi ka qare gjithe naten. Cfare te besh ne keto raste? Kush jane gabimet qe bejne pronaret ne keto raste?Perse qajne kelyshet gjate nates?


Thelbi pse kelyshet qajne gjate nates eshte sepse deri tani ishin mesuar te flinin bashme me mamane dhe me vellezerit/motrat dhe tani ndihet vetem. Po smbaron me kaq: kelyshi ne te vertet po ju ve ne prove. ai provon, mendimi i tij eshte "prit te qaj e te bej pak zhurme, mbase vjen njeri dhe me ben shoqeri". 99% e pronareve bie ne kurthin e qenit edhe pse veterineret e thone vazhdimisht dhe e shpjegojne menyren se si duhet te sillen.

Kjo ndodh sepse mbizotron ideja "une di gjithshka dhe te tjeret sduhet te me mesojne asgje" dhe ne keto raste perfundon gjithmon me "doktor, nuk mundem me te fle ne divan, duhet te beni dicka". Ndaj ndjekja e keshillave  qe ne fillim, eshte shume e rendesishme per te evituar qe te arrijem ne kete pike.


Le te kthehemi te kelyshi yne qe qan naten. Pronarin e kap nje ndjenje meshire, eshte i sigurt qe zgjidhja e tij eshte ajo e duhura dhe se veterineri nuk merr vesh fare. Ndonjehere perdor dhe justifikime si "e bera qe mos te zgjoja fqinjet" dhe ja ku vete me vrape te qeni qe qan ne mes te nates, i cili pushon menjehere se qari. Pronari mendon "ja kisha te drejte une, po te shkoj te ai, pushon se qari". Ben qe te kthehet te flej po qeni fillon qan me forte se me pare. E gjithe kjo trasformohet ne nje cikel infinit qe mbaron vetem kur pronari, tashme i deshperuar, perfundon te flej ne divan dhe zgjohet qe i dhemb t, qeni fitoi: i mesuam se neqoftese qan gjithmon e me fort fiton ate qe do, pra qe shkojme dhe i bejme shoqeri.


Ne kete menyre do perdori gjithmon kete strategji dhe ne situata te tjera. Gjithe kesaj i shtojme dhe teprine e perkedheljeve qe merr nje kelysh gjate dites: te gjithe jemi te bindur se po i falim dashuri pa interes, kurse ne te vertet po i themi qe ne jemi nen urdhrat e tij, duke qene se eshte vazhdimisht ne qender te vemendjes sone. Pastaj shtojme dhe faktin qe qeni fle ne krevat me ne, sepse eshte shume i mire, duke harruar qe ai qe komandon, qe dominon, fle ne nje vend me te ngritur kurse ata qe jane nen urdhrat e tij jo. Pa harruar dhe copat e ushqimit qe i japim nga tavolina qenit qe qan, sepse keshtu pushon, ja dhe nje sinjal forcues pozitiv ndaj sjelljes se tij: po i themi qe ben mire qe sillet keshtu, perderisa i japim dhe cmim si shperblim.Ne fund cuditemi pse nuk kemi nje qen qe nuk ben ate qe i themi ne, na nxjerr dhembet, na kafshon, nuk arrijme ta nxjerrim shetitje, i leh te gjithve dhe cdo gjeje... Kush ishte qe permes sjelljes se tij i mesoi qenit te sillet si komandant karshi nesh? Qeni ben vetem ate qe ne i kemi mesuar te bej. 


Cfare duhet dhe cfare sduhet bere?

Nese keni siell ne shtepi nje kelysh dhe ky fillon te lehi per te terhequr vemendjen ja cfare duhet bere:- pergatit krevatin e tij ne nje zone te qete te shtepise, vendosni nje shtrese qe ka eren tuaj- nese vendosni te perdorni tekniken e pellushit me oren qe ben tik-tak dhe qe simulon rrahjet e zemres se nenes, sigurohuni qe mos te kete pjese te cmontueshme ose aq te vogla sa te mund haen e kapercehen nga kelyshi per te evituar nje bllokim intestinal (zorresh)- nese qeni fillon te qaj, ju duhet ta... injoroni. Duhet te mesoj qe nese vepron keshtu nuk do fitoj ate qe do. Nese vertet jeni ne ankth, mund te shkoni ta kontrolloni kelyshin pasi te jete qetesuar dhe te kete pushuar se qari. Nuk duhet ti thoni te pushoj, duhet te vazhdoni te flini gjumesikur mos te kete ndodhur asgje. Nese keni problem te flini gjume, blini tapa per veshet. Per ata qe justifikohen duke thene qe kane probleme me fqinjet, do ishte mire ti informoni perpara se te merrni kelyshin, ne menyre te tille qe ti lajmeroni dhe ti ftoni te kene pak durim ditet e para.dhe ja se cfare sduhet te beni:- nuk i bertitet qenit qe te pushoj. Kur qeni eshte shume i eksituar, per cdo lloj arsye, ulerimat nuk bejne gje tjeter vecse rrisin kete eksitim- nuk duhet te shkojme te shohim qenin, nuk duhet ti flasim, nuk duhet ta vezhgojme: duhet injoruar.


Te besh nje nga keto tre gjera eshte njesoj sikur ti kushtosh vemendje, pra qeni fitoi ate qe kerkonte- nuk duhet te shkojme te flem ne divan afer qenit. Nese doni te flini dhe per 15 vitet e ardhshme ne divan, eshte ceshtje personale, por duhet te pergatiteni qe te keni probleme me sielljen e qenit- nuk duhet marre kelyshi te flej ne krevat me ju, ju kujtohet muhabeti i komandantit?

710 views

© 2020 Animal Rescue Albania.

Zhvilluar nga pixelsbyab

  • ARSA Facebook
  • ARSA Instagram