top of page

Prezantimi i maces tuaj me një mace të re.

Foto eshte reale: macoku i ka mirepritur te 3 keto macka te vogla :)

Macet e egra që jetojnë në natyre, kanë një jetë komplekse dhe me shume aktivitet. Ato ruajnë një siperfaqe shumë më të madhe nga ç`mund të mendohet, territor ky, i cili mund të përfshijë disa lloj ambjentesh si pyje, ferma, kopshte urbane dhe oborre. Brenda këtyre ambjenteve macet eksplorojnë, gjuajnë dhe rrëmojnë për ushqim të vetme. Vetëm me raste mund të ndërveprojnë me mace të tjera. Në fakt, ato mundohen t`i shmangin ndërveprimet. Duke konsideruar këtë si një sjellje të natyrshme e maceve, nuk është çudi që të jetë e vështirë prezantimi me nje mace tjetër në një ambjent ku është vendosur.

Nëse sillni një mace të re në shtëpi, kini durim. Prezantimi duhet të jetë gradual. Pas prezantimit fillestar, krijimi i një marrëdhënie kërkon kohë. Në disa raste mund te duhet kohe e konsiderueshme për zhvillimin e miqësisë me një mace të re. Edhe pse disa mace bëhen miq të ngushtë ne disa dite, për disa të tjerë nuk ndodh kështu. Shumë mace edhe pse nuk behen miq, mësojnë te bashkejetojne me njera tjetren.

Nëse macja që keni në shtëpi bëhet agresive kur shikon mace të tjera jashtë shtëpisë, ju do të hasni vështirësi në prezantimin e saj me një mace të re brenda në shtëpi. Fatkeqësisht, nuk ekzistojnë udhezime të besueshme të cila mund të tregojnë se si mund t`i përshtatësh macet me njëra tjetrën. Disa mace janë shumë sociale dhe kënaqen duke jetuar me mace të tjera, të tjera jetojnë një jetë vetmitare. Personaliteti individual i maceve është faktori më i rëndësishëm se gjithë faktorët e tjerë si mosha, gjinia apo madhësia.


Hapi 1: Kontrollimi i përshtypjes së parë.

Përshtypja e parë kur një mace e re prezantohet me macen tuaj shtepiake është thelbësore. Nëse të dy macet paraqesin agresivitet gjatë takimit të

parë, kjo mund të përcaktoje dhe sjelljet e tyre të ardhshme. Për këtë arsye është mirë t`i ndani në momentin që sillni në shtëpi një mace të re, në

mënyrë që të kontrolloni takimin e tyre të parë.

. Të dy macet duhet të jenë në gjendje të nuhatin dhe të dëgjojnë njëra tjetrën por jo të shihen apo të preken.

. Secila nga macet duhet të ketë tasat përkatës të ushqimit, ujit dhe aksesorët e tjerë.

. Ushqeni të dy macet njëkohësisht dhe vendosni ushqimin pranë derës që i ndan (edhe pse nuk mund të shikojnë njëra tjetrën), kështu do të mësojnë se të qenurit bashkë është diçka e këndshme.

. Përveç ushqimit normal, përsëri pranë derës, jepini gjëra të tjera si trajtim special si psh: copa salmon, ton, pulë etj.

. Pas 2-3 ditësh ndërroni vendet e maceve në menyre që ato të shqyrtojnë erën e secilës. Gjithashtu kështu mundesoni që macja e re të eksploroj një pjesë tjetër të shtëpisë.

. Disa studiues të sjelljes sygjerojnë dhe fërkimin e maceve me peshqirët e njëra tjetrës në mënyrë që të miksohen aromat e tyre. Fërkoni me peshqir një nga macet. Më pas fërkoni macen tjetër dhe peshqirin me të dy aromat silleni tek macja e parë.

. Pas disa ditëve, luani me secilën nga macet gjithmonë pranë derës që i ndan. Inkurajojini që të shtyjnë me putra lodra poshtë derës. Mund të përfundojnë duke shtyrë putrat e njëra tjetrës.


Hapi 2: Lërini macet të shikojnë njëra tjetrën.

Pas një jave, duke parë që nuk ka patur shënja agresiviteti në derë (klithje, gërvishtje etj) ju mund të prezantoni macet me njëra tjetrën. Një mënyrë është që të zëvendësoni përkohësisht derën me një ndarës transparent në mënyrë që macet të shikohen. Nëse kjo nuk është e mundur mund të vendosni një mbajtëse të vogël në derë, sa për të hapur një hapësirë të vogël, në mënyrë që macet të shikohen. Merrni një mikun tuaj t`iu ndihmojë duke mbajtur secili nga njërën mace dhe duke bërë disa hapa drejt njëra tjetrës. Kur macet të shikojne njëra tjetrën, thërritini me emër dhe hidhini gjëra për të ngrënë pranë tyre. Gjatë ditëve të tjera në vazhdim ikurajoni të ushqyerit dhe të luajturit pranë ndarësit duke i afruar gradualisht pranë ndarësit për të ngrënë dhe për të luajtur.


Hapi 3: Lërini të kalojnë kohë bashkë.

Ky hap i mundëson maceve të kalojnë kohë me njëra tjetrën pa patur barrier midis tyre. Mbikëqyrni me kujdes këtë ndërveprim fillestar ballë për ballë.

Është mirë të lini macet të rrinë bashkë në momentin që ato janë të qeta , si psh: pas të ushqyerit dhe një loje të zellshme.

Mbani në çdo moment në dorë një shishe te vogel për t`I ndarë nëse fillojnë të grinden.

Duke u miqësuar edhe me tej, lejojini që të rrinë gjithmonë e më shumë bashkë.


Këshilla e fundit

Nëse jeni duke sjellë një mace në një shtepi që ka disa mace, pjesëtarët aktual të shtepisë duhet të prezantohen individualisht me macen e re.

Pasi secili të ketë takuar macen, mund të lejoni që të gjithë të përfshihen në grup për të takuar macen e re.


Macet do të shkojne shumë mirë me njëra tjetrën nëse janë të lumtura në ambjentin e tyre. Shikoni ambjentin e shtepisë tuaj. Sigurohuni që të ketë vende ku macet mund të fshihen. Disa preferojnë të ulen sipër moblilieve të larta. Macet e frikësuara nga ana tjetër tentojnë të fshihen poshtë apo pas mobilieve, ndaj sigurohuni që të jënë keto mundësi për macet që rrinë poshtë. Vendoni tasat e ushqimit dhe të jashtëqitjes në ambjent të

hapur në mënyrë që macet të mos ndihen si në kurth sa herë që duan t`i arrijnë ato. Sigurohuni që çdo mace të ketë nga një vaskete të veçante për jashtëqitjen, plus një ekstra.


1,050 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page