• ARSA

PROTOKOLLi i VAKSINAve



Vaksinat jane substanza qe permbajne pjese te viruseve apo baktereve ( kryesisht te caktivizuar per ti bere te pademshem) qe kane per qellim qe te stimulojne sistemin imunitar qe te prodhoj ato qe quhen antitrupa. Antitrupat e prodhuar, ne raste te nje infektii nga semundja specifike, aktivizohen duke luftuar agenti patogjen dhe duke eliminuar apo minimizuar simptomat e duke lejuar qe miku jone me 4 putra ta kaloj lehtesisht semundjen.

Vaksinat e para dhe rivaksinimet

Eshte e rendesishme qe vaksinat e para te behen ne moshe te re, ne momentin kur fillon te ulet imuniteti i trasmetuar nga nena permes qumeshtit. Gjithashtu vaksinat duhet te perseriten periodikisht per te bere qe sistemi imunitar te jete gjithmon ne alert maksimale.

Si te macja dhe te qeni mosha e duhur per vaksinen e pare eshte kur mbush 55 dite, me nje ndryshim +/- prej 5 ditesh. Rreth 5 dite para se te behet vaksina eshte mire qe te behet nje analize e feceve dhe nese eshte e nevojshme te behet trajtimi per krimbat. Ne kete menyre sistemi imunitar eshte gati per tu pergjigjur ne menyren me efikase te mundur ndaj vaksines.

Pasi kkalojne 21 dite nga vaksina e pare duhet bere nje rivaksinim i dyte dhe pas 21 ditesh te tjera nga vaksina e dyte duhet dhe nje rivaksinim i trete per te mbyllur ciklin e vaksinimit ne menyren e duhur.

Pas rivaksinimit te trete, duhet perseritur vaksina pas nje viti. Duhet te flisni me veterinerin tuaj per te vendosur se me cfare kadence duhen riperseritur.

Me poshte po ju rradhisim vaksinat qe duhen bere dhe qe keshillohen fortesisht per te mbrojtur jeten e mikut tone


Vaksinimi i qenit dhe kalendari i vaksinimit



Sic shpjeguam dhe me larte vaksina e pare keshillohet te behet kur kelyshi mbush 55 dite dhe behet nje cikel prej tre vaksinimesh me nje distance prej 21 ditesh nga njera tjetra.

Persa i perket qenve, veterineret keshillojne fortesisht qe qenushet te vaksinohen kunder kater semundjeve kryesore dhe teper te rrezikshme per jeten e tyre.


Behet fjale per:

-vaksina kunder lise

-vaksina kunder hepatiti infektiv

-vaksina kunder parvovirozes

-vaksina kunder leptospirozes

Per informacione me te zgjeruara gjeni ne faqen tone materiale per cdo semundje

Per te gjitha keto vaksina duhet mbyllur cikli i vaksinimit, duke mos harruar qe distanca nga nje vaksine ne tjetren te jete prej 21 ditesh. Veterineri ne baze te jetes dhe ambienti ku jeton qenushi mund te zgjedhi te bej vaksine trivalente, tetravalente, eptavalente etj. Behet fjale per nje vaksine qe permban brenda vetes 3 e me shume vaksina. E rendesishme eshte qe te permbahen vaksinat e permendura me siper, te tjrat jane vaksina plus.

Duhet sqaruar se Leptospirosi eshte vaksine me vete, dmth nuk gjendet e asocuar me vaksina te tjera dhe mund te behet 1 here ne vit ose cdo 6 muaj, ne baze te rrezikshmeris se ambienti ku jeton.


Kalendari i vaksinave per nje kelysh

Kalendari i vaksinave per nje qen qe vaksinohet per here te pare ne moshe te rritur

Vaksinimi i maces dhe kalendari i vaksinimit



Ashtu si per qenin dhe te macja, kur mbush 2 muaj jete, fillon ulet imuniteti i fituar nga nena permes ushqyerjes me gji. Per kete arsye eshte e domosdoshme qe macja ne kete moshe te filloj proceduren e vaksinimit. Sigurisht dhe per macen keshillohet qe nje jave para te behet analize e feceve dhe te jepet ilaci kunder krimbave ne qofte se eshte e nevojshme.


Vaksinat kryesore dhe te domosdoshme qe nje kotele duhet te bej jane tre:

-vaksina kunder rinotrakeitit

-vaksina kunder calcivirozes

-vaksina kunder gastroenteritit viral ose panleukopenia


Keto tre vaksina i gjejme te asociuara me njera tjetren ne nje vaksine te vetme, trivalente.

Ndryshe nga qeni, macja nuk semuret nga leptospiroza keshtuqe nuk eshte e nevojshme qe te vaksinohet kunder saj.


Kalendari i vaksinimit te koteles

Kalendari i vaksinimit per here te pare ne nje mace te rritur

5,174 views

© 2020 Animal Rescue Albania.

Zhvilluar nga pixelsbyab

  • ARSA Facebook
  • ARSA Instagram