Ne daten 6 nentor 2017 do te merrte udhe nje proces shume i rendesishem per mireqenien e kafsheve ne Shqiperi. Animal Rescue Albania (ARsA) dorezoi pas nje aksioni ne mbare Shqiperine 37,527 firma ne mbeshtetje te miratimit te dispozitave ligjore qe denojne keqtrajtimim e kafsheve.

Ne daten 7 maj 2019 perfaqesues te ARsA zhvilluan nje takim ne Komisionin e ligjeve per te diskutuar mbi kete projekt. Takimi u zhvillua ne nje fryme shume te mire bashkepunimi. 

Ky ishte nje hap shume i rendesishem qe shenoi fillimin e procedures parlamentare. Pas diskutimit dhe miratimit ne Komisionin e ligjeve drafti u kalua per miratim ne seance.

Ne shtator te vitit 2019 Projektligji per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve u miratua ne parlament dhe ndryshimet e Kodit Penal jane tashme ne fuqi ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. Pavaresisht se projektligji pesoi ndryshime ne komisionet parlamentare dhe drafti i miratuar nuk permban te gjithe propozimet e bera kur u dorezua, jemi te lumtur qe u hodhen thelemet per nje te ardhme me te mire per te gjitha kafshet ne Shqiperi. Jemi te ndergjegjshem qe sfide tashme mbetet zbatimi rigoroz i ligjit dhe aplikimi i tij nga gjykatat por ky ishte nje hap i madh perpara drejt rruges se duhur per te garantuar mbrojtjen e katerputrosheve. 

Me poshte do te gjeni projektligjin e propozuar dhe ne kete LINK gjeni ligjin e miratuar. 

© 2019 Animal Rescue Albania.

 

Designed By Capture-AL

  • ARSA Facebook
  • ARSA Instagram